Xhevahire Izmaku, deputetja e PDK-së, ka theksuar që në sektorit privat “shkelen të drejtat e punëtorëve”.
Izmaku ka përshëndetur iniciativën që me datën 1 Maj- Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve të ketë lëvizje sindikale, por sipas saj duhet “unifikim më i madh”.
“Edhe unë kam dalë në shesh bashkë me të gjithë protestuesit. Por duhet një unifikim më i madh. Është momenti i fundit, kur mund të bëjmë më shumë, pasi në sektorin privat shkelen të drejtat e punëtorëve.
“Nëpër markete mund të shohesh punëtorë që ankohen për të drejtat e tyre”.
“Lëvizjet e tilla brenda sektorit privat kanë qenë shumë të vogla. Fakti se qyetarët janë më të interesuar të punësohen në sektorin publik se sa në sektorin privat dhe kjo e shpjegon më së miri këtë”.
“Ne kemi nevojë shumë më shumë që të punojmë si institucione. Ne ne kemi kompani që fitojnë me miliona, por kur është në pyetje të shpërblejnë një punëtorë hezitojnë”.
“Ata harrojnë se fitimet që bëjnë po ua mundëson ky shtet”, ka thënë Izmaku në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...