Në dy javët që lamë pas, Mocioni për rrëzimin e Qeverisë ka pasur të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.
Kështu të paktën patën deklaruar deputetët e Nismës për Kosovën, të cilët pretendonin se kanë siguruar votat e nevojshme për ta proceduar këtë Mocion.
Vet deputeti i kësaj partie, Haxhi Shala ishte ai që para dy jave pat deklaruar për Indeksonline se Mocioni për rrëzimin e Qeverisë do shkonte gjatë asaj jave, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.
Njësojë është deklaruar edhe për javën që lamë pas, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete, shkruan Indeksonline.
Nga kjo, duket se Mocioni i “Nismës për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë po shkon drejt dështimit.
Përkundër përkrahjes të tri partive më të mëdha opozitare, ky mocion duket se ende nuk i ka siguruar 40 votat e nevojshme për ta proceduar në Kuvend.
Indeksonline që dy herë brenda kësaj jave i është drejtuar deputetes së Nismës për Kosovën, Valdete Bajramit me pyetjen nëse ata i kanë siguruar votat e nevojshme edhe nga pozita për ta proceduar këtë Mocion në Kuvend, mirëpo, ende nuk ka marrë përgjigje për këtë pyetje.
Ndryshe, ideja për mocion e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, përveç nga partitë opozitare ka marr mbështetje me fjalë edhe nga disa deputetë të pozitës, përkatësisht PDK-së, të cilët publikisht kanë deklaruar se do e përkrahin, megjithatë ata ende nuk e kanë nënshkruar atë
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...