Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka shprehur revoltë pas përjashtimit nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit. Kosta e ka shprehur revoltën e tij në një koment te një status i kreut të LIBRA-s, Ben Blushi, në rrjetet sociale.
Ky i fundit iu dërgoi një mesazh miqësor të gjithë kolegëve që kryeministri Edi Rama la jashtë listave, dhe që për rrjedhojë s’do jenë më në Parlament. Ajo që bie në sy në statusin e Blushit është një koment shpërthyes i deputetit Vladimir Kosta, i cili shkruan se u hoq nga lista pa asnjë arsye dhe fare pa keqardhje.
Ai po ashtu paralajmëron se nesër do të postojë një status se si ky “shok” grupi, duke nënkuptuar Ramën, poshtëroi 27 deputetë socialistë.
Deklarata e Kostës:
Rama më hoqi pa asnjë keqardhje dhe më e keqja është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë.
Partia e Ramës është partia e drejtorëve.
Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie!
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025