Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot thirri në takim partnerët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.
Nga OBRM-PDUKM njoftojnë, se në takim është biseduar për situatën aktuale politike, si dhe për ndodhitë e fundit në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në takim u dënua tentimi i paligjshëm, kundërkushtetues i LSDM-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Gjithashtu janë dënuar provokimet nga ana e LSDM-së dhe Zoran Zaevit të cilët me sjelljet e tyre shkaktuan revoltë tek qytetarët. Janë shkelur Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës