Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte i ka dërguar një mesazh homologut amerikan Donald Trump, ku e fton të shmangë përshkallëzimin e tensioneve me Korenë e Veriut.
“Kjo, jo si shenjë dorëzimi, por për të shmangur rrezikun e një holokausti bërthamor që mund të përfshijë të gjithë Azinë”, ka thënë Duterte.
Duke folur në përfundim të samitit vjetor të vendeve aziatike, Duterte ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara, si një fuqi e madhe botërore, duhet të tregohen “të kujdesshëm dhe të duruar” e jo të bien pre e provokimeve të liderit koreano-verior.
“Sepse këtu po luajmë me dikë që i pëlqen të lëshojë raketa”, ka thënë Duterte, i cili ka shtuar se së shpejti ka në plan një bisedë telefonike me Trump.
Një ditë më parë, regjimi komunist në Penian kreu testin e radhës të raketës balistike, që siç raportuan mediat ndërkombëtare, rezultoi i dështuar.
Presidenti Trump testin në fjalë e cilësoi një “mungesë respekti ndaj Kinës”.
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...