Pieter Feith, ndërmjetësuesi në negociata për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001 tha se nacionalistët në Maqedoni duke refuzuar të dorëzojnë pushtetin, po “luajnë me zjarr”.
Ai i shpreh i shqetësuar se rreziku mund të eskalojë edhe më tej, e cila sipas tij, do ta çonte Maqedoninë në luftë qytetare në rast se BE-ja vendos të jetë joaktive.
Në intervistën për “Reuters”, ai deklaroi se BE duhet ta rishikojë ndalimin e procesit për anëtarësim, që të tejkalohet rreziku në të cilin ndodhet vendi.
Pieter Feith për momentin është këshilltar diplomatik në Institutin Evropian të Paqes, i cili mbështet përpjekjet e BE-së në fushën e ndërmjetësimit dhe zgjidhjen e konfliktit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...