Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se parandalimi i pickimit të rriqrave është problem kombëtar, e jo rajonal.
Ai bëri të ditur se sivjet me lëndime të lehta nga pickimi i rriqrave kanë pësuar 745 persona, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.
Ai gjithashtu i bëri thirrje nivelit qendror që të jenë më të angazhuar rreth problemit të pickimit të rriqrave, ndaj banorëve të Malishevës.
Sipas tij ky është problem kombëtar, e jo vetëm i kësaj komune.
“Si komunë jemi në maksimum të angazhuar për parandalimin e kësaj dukurie, ashtu si edhe vitin e kaluar. Ky është problem kombëtar i vendit. Niveli qendror nuk është shumë i interesuar për Malishevën”, ka thënë ai.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...