Propozimi i ndryshimit të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale, të bërë nga komisioni i krijuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në të cilat shpifja cilësohet si vepër penale, bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kështu thonë njohës të çështjeve të drejtësisë.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ky propozim duhet rishikuar para se të miratohet.
“Propozimi lidhur me kriminalizimin në rastet e shpifjeve ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë duhet ri-shikuar pasi një qasje e tillë bie në kundërshtim me vet Kushtetutën e Kosovës dhe parimin e barazisë së qytetarëve para ligjit. Kjo pasi që shpifja në parim me legjislacionin në fuqi është paraparë si delikt civil”, shprehet Miftaraj për “Arbresh.info”.
Sipas tij, propozimi që shpifja të cilësohet si vepër penale bie ndesh me lirinë e shprehjes, dhe për këtë ai thotë se duhet të hapet debat publik.
“Kurse me propozimin e ri funksionarët e lartë shtetërorë kanë mbrojtje juridike te veçantë në raport me qytetarët e thjeshtë në rast të shpifjeve. Pa dyshim se propozimi i tille bie në kundërshtim edhe me lirinë e shprehjes si e drejtë kushtetuese. Andaj, Ministria e Drejtësisë duhet të hap debat publik dhe të ri- shikoj qasjen në raport me këto propozime”, thotë Miftaraj.
Ndërkohë, ditë më parë komisioni që ka themeluar presidenti Hasim Thaçi për ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale ka kriminalizuar fyerjen dhe shpifjen. Në këtë ndryshim është saktësuar si vepër e rëndë penale shpifja ndaj udhëheqësve të shtetit, përfshirë presidentin, të cilat përfshijnë dënimin deri në 5 vjet burgim. /Arbresh.info/ Gita Lushi
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para ...
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christo...
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...