Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman ef. Rexhepi, ka reaguar sot në lidhje me incidentin e djeshëm që ndodhi në Parlament. Ai bën thirrje për qetësi dhe ulje gjakrash në mes palëve.
Reagimi i tij i plotë:
“Jam i tronditur nga ndodhitë e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë që eskaluan në një dhunë ta pa parë deri sot ndaj përfaqësuesve të popullit dhe gazetarëve. Veprimi i shfrenuar i turmës të cilën po e keqpërdor një politikë e caktuar tani e një kohë më të gjatë, ishte shkelje mbi të gjitha parimet civilizuese e demokratike dhe goditje mbi të sotmen dhe mbi ardhmërinë e shtetit tonë të përbashkët
.Imazhet tmeruese që u shpërndanë anekënd botës, gjakosja e deputetëve, urrejtja e hapur ndaj atyre me qëndrim tjetër politik si edhe ndaj atyre që i takojnë një kombi tjetër, mjerisht, e rumbullakësuan fotografinë e një politike të gabuar që një pjesë të popullit, ka kohë që po e shfrytëzojnë për të mbrojtur veten.
Nuk duhet të jesh ndonjë njohës i konspiracioneve për t’ia qëlluar se cili ishte synimi dhe qëllimi i inspiruesve të protestave që zgjatën gadi dy muaj. E ashtuquajtura “platform e Tiranës” ishte një pretekst të cilin po e përdornin ata që nuk e kishin të qartë se ora e ndryshimeve pamëshirshëm po e numëron kohën e mbetur deri te fillimi i fundit të përrallës nacional-shoveniste e antike.
Pas dhunës së pa parë që e përjetoi Parlamenti i Maqedonisë, jam i bindur se të gjithë në Maqedoni e kuptuan përfundimisht se këtij vendi i nevoitet paqe, siguri, qetësi e mirëqenie, se njerëzve të Maqedonisë ju duhet prosperiteti i përgjithshëm dhe një ardhmëri e ndritshme për gjeneratat e reja. Së këndejmi, po i drejtohem mbarë opinionit, pa dallim të përcaktimit politik e të përkatësisë kombëtare e fetare, që të qetësojmë gjakrat e të mos lejojmë të na përfshij spiralja e dhunës .
Maqedonia është një vend të cilin Zoti e ka bekuar duke e bërë multinacional e multikonfesional, andaj ta shrytëzojmë të gjithë këtë begati, ta bëjmë Maqedoninë vend të denjë për jetesë. Ardhmëria e ndritshme e këtij shteti mund të ndërtohet vetëm mbi themelet e një shoqërie demokratike me orientime evroatlantike, vetëm mbi dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë të njerëzve që jetojnë këtu. Mos të lejojmë të bëhemi viktima të politikave të shthurura, le t’ju japim krah ndryshimeve.
I bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë dhe të gjitha institucioneve relevante në vend, në veçanti bashkësive fetare, të bëjmë të pamundurën për të ndalur eskalimin eventual të dhunës e cila mund të sjellë në pyetje ekzistimin e vetë shtetit. Të veprojmë, sot e këtu, për popullin tonë dhe për ardhmërinë e tij. Nesër mund të bëhet vonë”. Përfundon reagimi i tij.
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para ...
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christo...
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...