Qeveria e Kosovës ende nuk i ka siguruar votat e deputetëve për Demarkacionin ndonëse e ka paralajmëruar riprocedimin e tij në Kuvend gjatë javës së ardhshme.
Zyrtarë nga Qeveria thonë se për sigurimin e votave për çështjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi janë duke punuar në vazhdimësi, duke aluduar në atë se të njëjtët ende nuk kanë arritur që t’i bindin deputetët kundërshtues të versionit aktual të Demarkacionit.
Këshilltari politik i Kryeministri Mustafa, Bajram Gecaj, tha të premten se Qeveria është duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që të arrihen votat e nevojshme që sigurojnë kalimin e marrëveshjes.
“Po punohet për t’i siguruar votat për Demarkacionin” tha Gecaj. Ndërkaq, pavarësisht kësaj Qeveria përfundimisht ka vendosur që pas tetë muajsh vonesë ta riprocedojw çështjen e shënjimit të kufirit me shtetin malazez në Kuvend.
Ky vendim erdhi pas dështimit të Kryeministrit Mustafa në Bruksel të cilit iu refuzua kërkesa drejtuar BE’së për heqjen e vizave në mënyrë që pas kësaj në një afat prej dy vjetësh të kryhet edhe çështja e Demarkacionit./GazetaExpress/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...