Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se greva 24 orëshe ka përfunduar dhe janë në pritje të reagimit të Qeverisë karshi kërkesave të tyre, në të kundërtën në ditët në vijim do të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm.
Sipas një komunikate të kësaj federate, edhe përkundër faktit që dje ishte grevë, gjatë gjithë kësaj kohe janë dhënë të gjitha shërbimet me interes vital.
“Është për të ardhur keq sjellja e Qeverisë së Kosovës. Në ditët në vijim FSSHK-ja, gjegjësisht organet e saj do të mblidhen dhe do të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm nëse Qeveria vazhdon të sillet në këtë mënyrë”, thuhet në komunikatën e FSSHK-SË.
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...