Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, aktualisht deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, nesër do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të nisë përballjen e me drejtësinë, transmeton “Arbresh.info.
Buja, bashkë me nëntë të akuzuarit e tjerë, zyrtarë të komunës së Lipjanit dhe një ndërtues, akuzohen për kryerjen e veprave penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe dhënie të ryshfetit.
Seanca fillestare ndaj tyre pritet të nisë në ora 9:00, gjatë së cilës Buja dhe 9 të akuzuarit e tjerë, do të ballafaqohen me akuzat për korrupsion nga prokurori special, Agron Bajrami.
Ish-kreu i komunës së Lipjanit, Shukri Buja akuzohet se gjatë kohës sa ishte në krye të kësaj pozite, në bashkëkryerje me të akuzuarit e tjerë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, “Dhënia e Ryshfetit”, “Marrja e Ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit”, si dhe “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”./ Arbresh.info/Gita Lushi
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...
Partia e Socialistëve Evropianë mbështet VV-në dhe Kurtin në...
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. K...
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...