Ajo i është larguar pak botës së modës për të punuar si këshilltare e babait të saj president.
Pavarësisht kësaj, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump nuk heq dorë nga gjërat që janë “in” as kur bëhet fjalë për takime të niveleve të larta, transmeton arbresh.info.
35 vjeçarja kishte vënë vathë shumë elegant në një Gala mbrëmje të mbajtur në Bankën Gjermane të martën në Berlin.
Vathët e saj luksoz janë të markës Marni dhe kushtojnë hiq më pak se 600 dollarë.
Vathët janë të atillë që njëri është më i gjatë e tjetri më i shkurtër.
Mbrëmja ishte mes njerëzish të pozitave të larta ndërkohë që Ivanka ishte ulur afër kancelares gjermane Angela Merkel./Arbresh.info

Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...
Së shpejti hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK
Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dysh...
Vuçiq i shqetësuar për pranimin e Kosovës në aleancën ushtar...