Wayne Rooney është i hapur për transferim gjatë verës pavarësisht refuzimit për largim nga Manchester United muaj më parë.
Kapiteni i Manchester United pritet të largohet në fund të këtij sezoni pas dështimit për të marrë urdhra në ‘Old Trafford’, transmeton portali arbresh.info. I pyetur rreth të ardhmes së tij, Rooney ka thënë se është i fokusuar në klub dhe do të rishqyrtoj gjithçka gjatë verës.
“Fokusi im në këto momente është të ndihmoj skuadrën për të arritur në finale të Evropa Ligës, për ta fituar këtë dhe për të përfunduar në top katërshe [në Premierë Ligë]”, tha ai për ‘Sky Sports’.
Lexo më shumë: Neymar kërkon yllin e Premierë Ligës në Barcelonë, Messi i pakënaqur (FOTO)
“Ky është fokusi im aktualisht. Mendoj se kam shumë për të ofruar dhe ashtu siç e them vazhdimisht, jam i fokusuar për ndeshjet e ardhshme që kanë mbetur, për të arritur aty ku dua në fund të sezonit dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë këtu”
31-vjeçari ka shënuar vetëm tri herë këtë sezon në Premierë Ligë, por është golashënuesi më i mirë i Mandhester United dhe Përfaqësueses së Anglisë.
Rooney insiston se mund ta përballojë ende Anglinë pavarësisht kërkesave për transferim në Kinë.
“E di që jam i mirë mjaftueshëm për të luajtur në një top nivel. Njerëzit kanë opinionet e tyre, të cilat unë i respektoj, por edhe unë kam mendimin tim”, tha ai./arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës