Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Nikolla Todorov gjatë katër viteve të fundit është duke bërë punësime marramendëse të mjekëve maqedonas, duke anashkaluar mjekët shqiptarë të cilët në mungesë të perspektivës dhe papunësisë së tyre janë të detyruar të ikin në Evropë dhe Amerikë, shkruan Zhurnal.
Politika nacionaliste e VMRO-DPMNE-së po reflektohet edhe në shëndetësi. Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup gjatë katër viteve të fundit asnjë mjek shqiptar nuk mund ta kalojë pragun e jo më të punësohet.
E njëjta ndodhi edhe në Spitalin tjetër të qytetit në Shkup, por kjo politikë diskriminuese ndaj mjekëve shqiptarë u reflektua nëpër të gjithë klinikat e Shkupit. Në klinikën e Dermatologjisë, Kardiologjisë, Anesteziologjisë, Klinikën për sëmundje të fëmijëve, Gjinekologji dhe në shumë klinika tjera gjatë katër viteve të fundit janë angazhuar mbi 400 mjekë maqedonas dhe asnjë shqiptar.
Kjo situatë shqetësuese alarmon shqiptarët e Maqedonisë dhe partitë shqiptare se duhet urgjentisht të merren masa për të përmirësuar përfaqësiimin e shqiptarëve në sektorin e shëndetësisë në Maqedoni.
Si pasojë e kësaj situate mjekët shqiptarë shpëtimin e gjejnë në Evropë dhe Amerikë përderisa komunat shqiptare në Maqedoni menaxhohen nga mjekët amë maqedonas, si në Komunën e Haraçinës, Sarajit, Studeniçanit dhe shumë komuna të tjera, ku shumica e mjekëve amë janë maqedonas.
Nëse ky realitet tejet nuk ndryshon për të mirë atëherë shqiptarët njëherë e përgjithmonë nuk do të kenë kuadrot e tyre në shëndetësinë primare, sekondare dhe terciare.
Rikujtojmë se punësimet që u bënë nga viti 2001 deri në vitin 2011 në kohën e ish ministrave të shëndetssië, Rexhep Selmani, Imer Selmani dhe Bujar Osmani ishin tepër të paktë në numër, madje simbolike.
Ndryshe, dje ministri i Shëndetësisë, Todorov publikoi shpalljen për specializimet e reja të punonjësve shëndetësorë. Sipas tij, me këtë shpallje specializime shtetërore do të marrin 191 specializantë ku në bazë të informacioneve që arriti të sigurojë “Zhurnal”, 98 për qind e tyre janë maqedonas.
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit