Massimiliano Allegri, i cili ishte kandidati kryesor i Arsenalit dhe Barcelonës në listën e tyre, thuhet se ka nënshkruar një kontratë të re me gjigantin në Torino duke lënë dy klube të mëdha evropiane të zhgënjyera.
Mediat angleze raportojnë se Arsenali dhe Barcelona kanë humbur shënjestrën e tyre pasi Allegri ka vendosur lapsin në një marrëveshje që do e mbajë atë te lideri aktual në Serie A deri në vitin 2020, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Sulmuesi i Man Utd vendos të largohet nga klubi
Nga ana tjetër, Arsene Wenger pritet se do të vazhdojë qëndrimin në ‘Emirates’ pavarësisht spekulimeve të ndryshme se do të largohet nga klubi.
Trajneri francez thuhet se është duke bërë plane për sezonin e ardhshëm edhe pse marrëveshja e tij aktuale skadon gjatë verës. Ndërsa, Luis Enrique është i vendosur për largim nga gjiganti katalunas pas njoftimit se do i jap fund epokës së tij te Barcelona në fund të sezonit./arbresh.info
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...