Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore e së mërkurës ndaj ish Ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT), Fatmir Limaj, dhe katër të akuzuarve tjerëve, në rastin e njohur si MTPT.
Seanca është shtyrë për shkak se prokurori Charles Hardaway, nuk kishte sjellë në gjykatë disa të kërkuara nga mbrojtja e të pandehurit Limaj, avokati Tahir Rrecaj.
“Pa përgjigjen e prokurorit në lidhje me provat e kërkuara, nuk mund të vazhdojmë me seancën, pasi që në ato proprova va është një raport i ekspertizës, e hartuar nga eksperti ndërkombëtar në lidhje ne disa telefonata, e të cilat janë të rëndësishme për neve” tha i akuzuari Limaj. Tutje, Limaj kërkoi nga gjykata të mos vazhdohet me marrjen në pyetje të dëshmitarit Ali Aliu, për faktin se mesazhet në provat e kërkuara, mund të kenë lidhje edhe me dëshmitarin.
Në lidhje me këto prova, prokurori Hardaway tha se gjatë ditës do të japë përgjigje me shkrim në gjykatë, ndërsa kërkoi që kjo seancë të vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit Ali Aliu, i paraparë për tu dëgjuar këtë seancë.
Trupi gjykues mori aktvendim për ndërprerje të seancës, derisa prokurori të sjellë në gjykatë një përgjigje për provat e kërkuara nga mbrojtja.
Ky gjykim pritet të vazhdoi me 11 maj 2017, në ora 10.00, ku do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit Ali Aliu.
Ndryshe, ky shqyrtim gjyqësor ka filluar të zhvillohet nga fundi i shtatorit të vitit 2015. Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës përfshihen pesë persona të akuzuar për keqpërdorime, marrje e dhënie ryshfeti dhe vepra të tjera, lidhur me disa tenderë që lidhen me ish Ministrinë e Transportit dhe Post Telekomunikacionit (MTPT).
Ndër ta janë ish Ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, ish Drejtori i prokurimit Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpërtim Telaku dhe Florim Suka./BetimipërDrejtësi/
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...
Partia e Socialistëve Evropianë mbështet VV-në dhe Kurtin në...
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. K...
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...