Autoritetet kineze kanë publikuar një listë të emrave të zakonshëm myslimanë të përdorur në rajonin Xinjiang të cilët janë të ndaluar t’u vihen fëmijëve të posalindur.
Njëzet e nëntë emra, të cilët janë të zakonshëm në popullatën ujgure në rajonin veriperëndimor janë vendosur në dokumentin të quajtur ‘Rregullat e Emërtimit për Minoritetet Etnike’, transmeton portali arbresh.info.
Emrat me kuptim të fortë sikurse Islam, Koran, Mecca, Imam, Saddam, Hajj dhe Medina, si dhe emrat që kanë konotacion të luftës së shenjtë apo të ndarjes (pavarësisë së Xinjiang), janë të përfshirë në këtë listë.
Megjithatë, ende lejohen emrat më neutralë.
Nëse prindërit e shkelin vendimin, fëmijët e tyre nuk do të regjistrohen në sistemin e familjeve qeveritare të njohura si ‘hukou’, i cili siguron qasje në shërbimet sociale, si përkujdesja shëndetësore dhe arsimi, shtoi zyrtari duke folur për RFA./Arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...