Nuk kanë të ndalur lëndimet te Manchester United.
‘Djajtë e Kuq’ triumfuan ndaj Burnleyt të dielën me rezultat 2:0 të dielën, por rrezikojnë të humbasin edhe një futbollist për derbin e së enjtes ndaj Manchester Cityt.
Paul Pogbas i janë shfaqur disa probleme fizike në përfundim të takimit dhe ende nuk është e qartë nëse ai do të luajë ndaj Cityt, transmeton KosovaPress.
Jose Mourinho ka thënë se nuk e di nëse Pogba do t’ia dalë të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes.
“Ende nuk e di nëse ai është i lënduar apo ishte vetëm lodhje e muskujve. Por nëse Pogba nuk luan të enjten atëherë në vend të tij do të jetë dikush tjetër dhe nuk do të qajmë për këtë gjë”, ka thënë Mourinho.
United ka mungesa të shumta për shkak të lëndimeve, pasi që në këtë takim nuk do të luajnë as, Chris Smalling, Phil Jones, Marcos Rojo, Juan Mata dhe Zlatan Ibrahimoviq.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu