Pas fushatës kaotike për zgjedhjet presidenciale në Francë, në raundin e parë të votimit është vendosur që Emmanuel Macron të jetë fitues.
Jean-Dominique Giuliani, president i Fondacionit Robert Schuman, ka theksuar se kjo është një shenjë që tregon se francezët nuk duan shkëputje nga Europa, transmeton portali arbresh.info.
“Votuesit francezë kanë treguar qartë se ata nuk dëshirojnë të shkëputen nga projekti europian”, ka thënë ai.
“Njerëzit dëshirojnë që Europa të funksionojë, veçanërisht të merren parasysh edhe kërkesat e Francës, që Franca të jetë më aktive dhe presin një Europë më efikase,” shtoi ai.
Ai shtoi se raundi i parë i votimit ishte një tregues se “rritja e populizmit nuk është një fatalitet dhe se angazhimi demokratik i qytetarëve në Europë është i fortë dhe mund të rezistojë”./Arbresh.info
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan
Papa: Lufta në Iran po përkeqësohet gjithnjë e më shumë
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...