Ministri i Mbrojtjes i Afganistanit, Abdullh Habibi, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Qadam Shah Shahim, dhanë dorëheqje, pasi një sulm i talibanëve, javën e kaluar, la të vrarë së paku 100 ushtarë.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, pranoi dorëheqjet e tyre.
Militantët talibanë, të veshur me unforma të Qeverisë afgane, kanë hyrë të premten në një bazë në qytetin Mazar-e Sharif dhe kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve.
Ka qenë ky sulmi më vdekjeprurës i talibanëve ndaj forcave të armatosura prejse militantët janë larguar nga pushteti në vitin 2001.
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...
Gjobë 500 euro ndaj një qytetari për hedhje të paligjshme të...
Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
Një zyrtar në Shkodër goditet me mjete të forta në kokë, pol...