Shkaktari kryesor i bajameve të qelbëzuara është një bakterie e quajtur Streptococcus pyogenes ose grupi A Streptococcus.
Është baktere shumë ngjitëse dhe trajtimet më të zakonshme janë antibiotikët, por studimet kanë treguar se antibiotikët janë vetëm pak të efektshëm kur bëhet fjalë për bajame të qelbëzuara.
Ndaj nëse po luftoni me bajamet kronike, mund të provoni disa mjete të cilat mund t’i gjeni lehtë në shtëpinë tuaj në mënyrë që sistemi juaj imunitar të forcohet:
1.Uthull molle: Është një anti bakterial natyror në sajë të acidit acetik që përmban . Nëse pini pak nga uthulla e mollës teksa jeni të sëmurë me bajame, ajo do të ndihmojë duke vrarë bakteret e rrezikshme dhe inkurajon rritjen e baktereve të dobishme.
2.Kripa e Himalajave: Kripa rozë e Himalajave mund të ndihmojë në uljen e ejntjeve tek bajamet. Gjithashtu rrit përkohësisht ekuilibrin e pH-it të gojës suaj për të krijuar një ambient alkaline. Kjo e bën të vështirë që bakteret të mbijetojnë. Kripa e Himalajeve është një antibakterial natyror dhe anti -inflamator.
3.Vaj menteje: Vaji i mentes është një ilaç natyral për dhembjet e fytit. Përmban mentol e cila shkakton një ndjesi ftohje në fyt dhe ka një efekt qetësues në trup. Thjesht shtoni 1-2 pika vaj mente në një gotë me ujë dhe pijeni.
4.Mjalti organik: Mjalti organik ka aftësinë për të krijuar një barrierë mbrojtëse dhe për të parandaluar infeksionin e bajameve. Gjithashtu rrit sistemin imunitar falë antioksidantëve të shumtë që përmban.
5.Vaj limoni: Në sajë të proteinave të tij natyrore antibakteriale, vaji i limonit mund të ndihmojë të pastrojë trupin nga toksinat. Ai mund të ndalojë rritjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Mund ta përdorni si një ilaç në shtëpi për fytin duke shtuar 1-2 pika në një gotë ujë. Gjithashtu mund ta shtoni edhe në çaj bimor për më shumë shije.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën