Gjatë ditës së sotme i habitshëm ka qenë takimi në mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi si dhe deputetit të Nismës, Haxhi Shala.
Takimi në mes treshes njoftohet të ketë ndodhur pikërisht në një lokal në Durrës.
Dyshimet e para sigurisht se u fokusuan në idenë e propozuar nga Nisma për Kosovën për Mocion në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
Por në një prononcim për Indeksonline, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka mohuar një gjë të tillë.
Sipas Grabovcit takimi ishte i rasishëm dhe shumë miqësor.
“Takimi ishte shumë miqësor, i rasishëm dhe mjaft i mirë”, ka thënë Grabovci.
Sipas tij ky takim nuk ka të bëjë fare me politikën apo me zhvillimet e fundit në vend.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit