Ivan Todosijeviq, i cili ende figuron në web faqen e Qeverisë së Serbisë, si kryetar i komunës së Zvecanit, është emëruar Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, nga kryeministri Mustafa.
Edhe sot një ditë pas emërimit të tij në këtë detyre në institucionet shtetërore të Kosovës, në faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë, Ivan Todosijeviqi, figuron si kryetar i Zvecanit
Analisti politik, Imer Mushkolaj, këtë emërim e sheh si nënshtrim të kryeministrit pasi që sipas tij ka qenë kushtëzim nga Lista Serbe.
Ai i tha televizionit se Todosijeviqi dhe njerëzit sikur ai e kanë vendin në burg, e jo në Qeveri të Kosovës.
Se emërimi i tij i ka shkelur dispozitat themelore të Kushtetutës së vendit, e tha edhe njohësi i çështjeve juridike, Skender Musa.
Ai është shprehur se ky vendim shkel jo vetëm Kushtetutën e vendit por edhe Kodin Penal.
Sipas nenit 121 të Kodit Penal e ndalon sulmin kundër rendit Kushtetues, të cilën sipas Musës e ka bërë Todosijeviqi.
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...