“Djajtë e Kuq” kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të UEFA Evropa Ligës pas 120 minuta lojë në ‘Old Trafford’.
Manchester United siguroi kualifikimin në rundin tjetër të këtij kompeticioni evropian falë golit nga talenti i ri Marcus Rashford për 2 me 1 në minutën 107′ të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti anglez mposhti me rezultat të përgjithshëm 3 me 2 skuadrën belge Anderlecht në çerekfinale. Sulmuesi 19-vjeçar ishte autor i golit vendimtar të ndeshjes.
Takimi i parë i zhvilluar në Belgjikë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1./arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot