Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet të mbahet gjykimi ndaj ish-nënkryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), njëherit deputetit në Kuvendin e Kosovës, Naser Osmani, si dhe 7 të akuzuarve tjerë.
Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 4 prill 2016, përderisa prokurori special Admir Shala ka lexuar aktakuzën, Naser Osmani dhe Bahri Shabani, pjesë e bordit të drejtorëve të AKP-së, nuk u deklaruan lidhur me fajësinë, me arsyetimin se prezent duhet të jenë të gjithë anëtarët e bordit. Shqyrtimi i dytë lidhur me këtë rast është caktuar më 6 maj 2016, por është shtyrë. Që nga 6 maji i vitit të kaluar e deri në fund të shkurtit 2017 nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore lidhur me këtë rast.
Rasti kundër Naser Osmanit kishte filluar sipas kallëzimit penal të parashtruar nga Policia e Kosovës më 28 prill 2014. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 prill 2014, kishte marr aktvendim për fillimin e hetimeve, kurse kjo Prokurori më 16 shkurt 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër deputetit Naser Osmani, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Agron Kamberi, Adrian Kelmendi, Agim Deshishku, të gjithë zyrtarë në AKP.
Sipas aktakuzës së ngritur nga ana e PSRK-së, të akuzuarit Naser Osmani, si nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Bahri Shabani si drejtori i Bordit të AKP-së, Shkelzen Lluka si menaxher i AKP-së, Naim Avdiu si zv/drejtor menaxhues i AKP-së dhe Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi, Agron Kamberaj si kryesues të Njësisë së Monitorimit në AKP në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë si anëtarë ndërkombëtar të AKP-së: Lisa Brodey, Mohammed Omran dhe Hubert Ëarsmann, i kanë kaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë për vete ose për personin tjetër, në vlerë prej 5,400,000,00 euro. Ata akuzohen se kanë shkelur të drejtat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, me çka njëkohësisht i kanë shkaktuar dëm Ndërmarrjes Shoqërore “FAN” e përfaqësuar nga AKP-ja si dhe buxhetit të shtetit, lidhur me çështjen e Ndërmarrjes së Re “FAN-Podujevë”.
Kjo e fundit, ishte privatizuar në valën e 7-të të shitjes nga AKM-ja, ku ishte blerë me çmim prej 2,310,000 euro nga blerësi, që më pas i akuzuari Agim Deshishku sipas kontratës së nënshkruar me zotimet e fituara të bëjë investime në vlerë prej 2,800,000 euro dhe të punësoj 236 punëtorë gjatë periudhës dy vjeçare. /Betimipërdrejtësi/
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...