Komuniteti Mysliman në Shqipëri ka nisur sot fushatën e dhurimin të gjakut për fëmijët talasemikë.
Fushata u hap në ambientet e KMSH-së, përmes dhurimit nga vetë kryetari Skender Bruçaj dhe stafi i Komunitetit Mysliman.
Sipas njoftimit të KMSh-së, kjo fushatë do të zgjasë për një muaj dhe do të shtrihet në të gjitha Xhamitë e Tiranës, si dhe në qytete të tjera të vendit, çdo ditë të premte.
“Kjo nuk është hera e parë që Komuniteti Mysliman ndërmerr iniciativa të tilla për fëmijët talasemikë, të cilët kanë nevoja të shpeshta për transfuzion gjaku. Talasemia është një ndër sëmundjet më të shpeshta të gjakut, që ka përhapje masive edhe në Shqipëri, duke përfshirë më së shumti fëmijët.Nevojat e tyre janë më të shumta se sa dhurimet vullnetare të gjakut në Shqipëri, ndaj Komuniteti Mysliman i bën thirrje çdo individi, që ka dëshirë të japë kontributin e tij, është i ftuar në ambientet e institucionit të KMSH-së, nëpër Xhamitë e Tiranës për të dhuruar gjak, si edhe në Xhamitë e rretheve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...