Raporti i Institutit zviceran, i cili ka konstatuar se Dafina Zhubi është vrarë, ka bërë që Prokuroria Themelore e Prishtinës të rinis hetimet për këtë rast.
Këtë e bëri të ditur kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë prezantimit të raportit të punës së Prokurorisë së Shtetit për vitin 2016.
“Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nxjerrë një vendim për fillimin e hetimeve për rastin e vdekjes së Dafina Zhubit, dhe në bazë të provave që i kemi në shkresat e lëndës, jemi duke e hetuar personin e dyshuar për veprën penale të vrasjes”, tha Lumezi, raporton “Arbresh.info”.
Dafina Zhubi është gjetur e vdekur më 17 shkurt të vitit të kaluar në Prishtinë në banesën e të dashurit të saj, Astrit Dibra, i cili pas disa muajsh në paraburgim, ishte liruar pasi prokurorja e rastit kishte konstatuar se e ndjera kishte kryer vetëvrasje./Arbresh.info.
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...