Shoqata të punësimit dhe të promovimit të produkteve kanë nxjerrë një listë të gjërave që s’duhet t’i thoni asnjëherë në një interviste pune.
Në çdo intervistë pune, zakonisht janë të njëjtat pyetje, kështu që përgjigjet janë pak a shumë të pritshme, por cilat janë përgjigjet e ndaluara?
Përgjigjet e ndaluara janë këto:
Asnjëherë mos lini përshtypje që nuk jeni kënaqur ose vlerësuar mjaftueshëm në punën e kaluar.
Një përgjigje si:
“E lash punën sepse shefi ishte shumë i rreptë!” Do t’i jepte punëdhënësit të ri një përshtypje të keqe për ju.
Mos përdorni fjalë të pista. Jini profesional edhe të edukuar.
Mos pyesni se me çka merret kompania në të cilën keni aplikuar. Ju supozohet ta dini!
Mos tregoni kokëfortësi.
Kur ju pyesin për mangësitë, përgjigjuni shkurt dhe për ndonjë gjë që tingëllon më shumë si përparësi se sa si mangësi.
Mos e pyesni shefin rreth interesave të tij/saj personale.
Mos u tregoni arrogant. Përgjigje si:
“E vetmja dobësi është që punoj shumë!” tingëllon shumë arrogante.
Gjithmonë boni një pyetje të fundi. Tregon interesim dhe gatishmëri./Arbresh.info/
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona