Barcelona do të pranoj ofertën prej 25 milionë funta nga Arsenali për mesfushorin Arda Turan para merkatos verore të transferimeve.
Reprezentuesi u Turqisë aktualisht është duke qëndruar jashtë fushe për shkak të lëndimit dhe nuk do të jetë në gjendje të luaj për “Blaugranët” edhe për një muaj, transmeton portali arbresh.info.
Tani, sipas raporteve nga mediat turke, Arsenali është i vendosur për të transferuar futbollistin. Po ashtu, thuhet se Barcelona do të jetë e lumtur për të hequr dorë nga mesfushori.
Oferta nga Arsenali mendohet se prek shifrën prej 25 milionë funta.
Turan, i cili ka shënuar 13 gola brenda 31 paraqitjeve këtë sezon, shihet gjithashtu si një pasardhës i Mesut Ozilit që thuhet se nuk ka pranuar kontratën e re./arbresh.info
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...