Fitimi operues i kompanisë së automobilave Volkswagen ka shënuar ngritje në tremujorin e parë të këtij viti 28 për qind në shkallë vjetore.
Në këtë mënyrë fitimi operativ i grupit ka arritur 4,4 miliardë euro në çerekun deri në fund të marsit, në krahasim me 3,4 miliardë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Volkswagen.
Analistët konsiderojnë se kthesa në brendin Volkswagen do të jetë kyçe për të ardhmen e tij.
Kompania njoftoi se edhe markat tjera, përfshirë edhe Audi dhe Shkoda, po ashtu kanë kontribuar në rezultatet e mira, por nuk ka dhënë detaje.
VW, sipas paralajmërimit, gjithë raportin financiar për tremujorin e parë do ta publikojë në fillim të muajit maj.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...