Ish presidenti amerikan George H.W. Bush është pranuar në një spital në Houston të Teksasit për shkak të pneumonisë, thuhet në një komunikatë të zyrës së tij.
“Presidenti George H.W. Bush është pranuar në Spitalin Metodist të Houstonit për mbikëqyrje për shkak të kollës së vazhdueshme që nuk e ka lejuar të pushojë ashtu si duhet. Shtrimi ishte vendosur pasi ai kishte një rast të lehtë të pneumonisë, që është trajtuar dhe zgjidhur”, thuhet në deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
Bush është duke u mbajtur për mbikëqyrje të mëtejshme derisa të marrë forcë.
Në janar të po këtij viti Bush është trajtuar për pneumoni në të njëjtin spital./Arbresh.info
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...