Agim Gashi, shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së ka komentuar për protestat e punëtorëve të trafikut urban kundër drejtorit të ri, Nexhmi Uka duke thënë se Halil Mustafa është shkarkuar për shkak të shkeljeve të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Gashi në një intervistë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se LDK-ja nuk është përzier në punët e bordit lidhur me këtë çështje.
“E gjitha çka është politike në këtë punë janë përfaqësuesit e komisionit të aksionarëve ku aty duhet të jetë edhe përfaqësuesi i kryetarit të komunës”.
“Të gjitha procedurat tjera kanë shkuar sipas ligjit për ndërmarrjet publike dhe ligjet për shoqëri tregtare”,
“Ne nuk kemi ndërhyrë në punët e bordit lidhur me këtë çështje”.
“Sipas informatave që kemi ata pas shkeljeve të ndryshme që ka bërë ish-kryeshefi ekzektutiv është shkarkuar”, ka thënë Gashi.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...