Vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti numri i aksidenteve në komunikacion ka arritur shifrën rreth 4 mijë. As ngritja e çmimit të gjobitjeve nuk ka ndikuar shumë në uljen e këtyre aksidenteve.
Sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, nga 1 janari e deri me 31 mars në gjithë territorin e Kosovës janë shënuar saktësisht 3811 aksidente.
“ Numri i përgjithshëm i aksidenteve nga 01 janari deri me 31 mars 2017 është 3811 aksidente. Ndërsa numri i aksidenteve me fatalitet gjatë kësaj periudhe kohore ka arritur në 17 aksidente”, bëjnë të ditur zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Kjo shifër shihet si alarmante nga ekspert të trafikut rrugor.
Njohësi i çështjeve të trafikut rrugor, Muhamed Krasniqi, vlerëson se gjendja e sigurisë në trafik si pasoje e aksidenteve është mjafte shqetësuese.
“Humbja e një jetë të vetme në trafik është shqetësuese e lëre më humbja e dhjetëra jetëve. Aksidentet në trafik përveç që shkaktojnë viktima, të lënduar dhe dëme materiale ato krijojnë edhe dhembje dhe trauma të përhershme tek te lënduarit dhe familjarët dhe shoqëria e viktimave”, thotë Krasniqi.
Sipas tij, vështirësitë e respektimit të ligjit, sidomos për disa kategori të caktuara të ngasësve, janë evidente dhe këto vështirësi mund të varirojne. Krasniqi thotë se respektimi i ligjit gjithmonë është sfidë për ata pjesëmarrës në rrugë, të cilët pretendojnë se janë mbi ligjin.
Këta persona sipas tij, jo vetëm që mund të jenë shembulli më i keq në trafik, por vazhdimisht rrezikojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në rrugë.
Por, Krasniqi thotë se shtimi i angazhimeve me masa konkrete për veprim nga institucionet qeveritare, të cilat kanë mandat për sigurinë në rrugë dhe respektimi absolut i shenjave dhe rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në rrugë, do të ulnin numrin e aksidenteve.
“Mendojë se angazhimi konsistent i policisë në respektim të ligjit por edhe gjobitja për kundërvajtjet eventual,e të cilat i shkaktojnë pjesëmarrësit në trafik do të ndikojnë pozitivisht në uljen e aksidenteve në trafik, rrjedhimisht në rritjen e sigurisë në trafik”, është shprehur Krasniqi.
Ndryshe, gjate vitit 2016 numri i aksidenteve fatale, sipas të dhënave policore ka qenë 99, dhe krahasuar me vitin 2015 ku ky numër ka qenë 117, ka një ulje për 15.38 për qind. Ndërsa numri më i madh i aksidenteve, sipas këtyre të dhënave gjatë vitit 2016 kanë ndodhur në regjionin e Prishtinës. /Arbresh.info/ G. Lushi/
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...