Të premten dhe të shtunën e javës së kaluar, 72 të burgosur të Burgut të Dubravës kanë shfaqur simptoma të helmimit.
Burime të Kohës Ditore kanë bërë të ditur se të burgosurit janë helmuar dhe se kanë pasur simptoma të vjelljes dhe diarresë. Ata pohohet të kenë kërkuar ndihmë mjekësore.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por pa treguar për numrin e pacientëve.
MSH-ja për rastin në Dubravë e ka informuar edhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP).
Në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Departamenti i Shëndetësisë në burgje është njoftuar nga udhëheqësi i Stacionarit në Burgun e Dubravës se gjatë së premtes dhe së shtunës ka pasur disa raste të të burgosurve që kanë pasur diarre.
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...