Shira të rrëmbyeshëm kanë filluar në pjesën veriore të Zelandës së Re, në pritje të asaj që po quhet stuhia më e rëndë në gjenerata të tëra.
Neozelandezët kanë zbrazur qytetet përgjatë bregut verior ku edhe paralajmërime të ashpra për motin janë në fuqi. Stuhia pritet të prekë tokën në orën 19:00, sipas orës lokale, ndërkohë që zyrtarët kanë paralajmëruar për dallgë të mëdha, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Pritet që më pas ajo të vijojë drejt jugut, të premten.
Stuhia vjen pas përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga cikloni debi që goditi disa pjesë të vendit javën e kaluar. Stuhia, që pritet të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra që shkojnë deri në 150 km në orë, është klasifikuar si një ciklon ekstra tropikal.
Kjo do të thotë se ajo është modifikuar në një sistem të ndryshëm moti ndërsa i është afruar Zelandës së re, por jo domosdoshmërish është dobësuar. Pjesët veriore të vendit janë në gjendje emergjence, shkollat dhe bizneset në ishull janë mbyllur ndërsa banorëve i është kërkuar të tregohen të kujdesshëm.
Ushtria e Zelandës së Re dhe shërbimet e emergjencave janë në gatishmëri. Fluturimet janë shtyrë ose anuluar. Cikloni i formuar përreth Vanuatus të dielën, ka lëvizur drejt Kaledonisë së Re, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë, duke bërë madje që të ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë. Një person raportohet i vdekur në Kaledoninë e Re.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...