Kanë kaluar gati 10 vite që kur ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-zyrtarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Hajrullah Fejza, i cili po akuzohet për përvetësim të një aparati për operimin e perdes së syrit. Kjo çështje penale e kthyer për herë të tretë në rigjykim, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tani është drejtë fundit.
Fejza gjatë mbrojtjes së tij para trupit gjykues, të kryesuar nga gjykatësja Suzana Cerkini tha se të gjitha veprimet që përshkruhen në aktakuzë, nuk i ka kryer në cilësinë e shefit të Sektorit për Shëndetin Publik, por si përfaqësues ligjor i firmës “Liaskos”. Fejza shtoi se kjo firmë është në emër të gruas së tij.
“Sot e asaj ditë ky aparat është në emër të firmës “Liaskos”, e për këtë kemi si dëshmi certifikatën e pronësisë”, tha Fejza. I njëjti deklaroi se në këtë rast nuk ka vepruar asnjëherë në cilësisë e zyrtarit komunal.
E lëvizjen e aparatit të dedikuar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga donatori “Bauch & Lomb” te ordinanca e mjekut Agim Xhafa, sipas Fejzës ishte mungesa e kushteve në QKUK, për të kryer fazën e trajnimit dhe eksperimentimit në syrin e derrit.
Sipas tij, ky fakt mund të vërtetohet edhe me dy letrat që donatori i lartcekur ia ka dërguar Gjykatës në Prishtinë, e po ashtu edhe dëshmia e përfaqësuesi të tyre, kur lënda është kthyer në rigjykim për herë të parë.
Ish-mbrojtësi i të akuzuarit Fejza, avokati Ramë Gashi, me vendim të gjykatës më nuk do ta bëj mbrojtjen e të pandehurit, pasi i njëjti, pa lejen e gjykatës është larguar nga salla e gjykimit. Ndërkaq, avokati Gashi i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi” tha se shkaku i largimit të tij nga salla e gjykimit ishte qasja jo e duhur e gjykatës ndaj klientit të tij. Për fund Gashi tha se kjo qasje e gjykatës ndaj Fejzës, mbetet vetëm opinion i tij.
Pas këtij vendimi të gjykatës, e njëjta në seancën e së mërkurës, i kishte siguruar praninë e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, avokatin Betim Shala.
Në këtë seancë, dëshmoi edhe ish i pandehuri në këtë proces gjyqësor, Agim Xhafa, për të cilin është tërhequr akuza kohë më parë.
Ai tha se që në kontaktet e para me Hajrullah Fejzën, të njëjtin e kishte njohur vetëm si përfaqësues të firmës “Liaskos”.
Ndërkaq, sipas tij vendimin për bartjen e aparatit nga shtëpia e vëllait të Fejzës në ordinancën e tij, ishte bërë përmes marrëveshjes me donatorit, e për këtë sipas tij kanë qenë të njoftuar kolegji i Klinikës së Oftamologjisë në QKUK si dhe Bordi Menaxhues i QKUK-së.
Në pyetjen e prokurorit Feti Tunuzliu, Xhafa u shpreh se bartja e kësaj aparature në ordinancën e tij veç i ka shkaktuar humbje të të ardhurave, pasi e gjithë ordinanca ka qenë në shërbim të përfundimit të fazës eksperimentale.
Sipas dëshmitarit Xhafa , QKUK-ja nuk ka pasur të instaluar sistemin e vakumit, pa të cilin ky aparat nuk mund të funksionon, ndërkaq në ordinancën e tij këtë aparaturë e ka vënë në funksion përmes sistemit të bocave me oksigjen.
Xhafa deklaroi se ka qenë me rrezik që të eksperimentohet me syrin e derrit në një ambient ku operohen edhe njerëzit, pavarësisht se këtë sistem të bocave e ka edhe QKUK-ja
Fjala përfundimtare ndaj Fejzës, pritet të mbahet me 26 prill 2017, në orën 09:00, pas së cilës pritet edhe shpallja e aktgjykimit nga kjo gjykatë.
Sipas aktakuzës së nëntorit të vitit 2008, Hajrullah Fejza ngarkohet me veprën penale “përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”, në cilësinë e Shefit të Sektorit për Shëndetin Publik në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Në aktin akuzues thuhet se Fejza, pasi vjen në kontakt me firmën amerikane “Bauch & Lomb”, si distributor në Kosovë për pajisje medicinale, kërkon nga e njëjta që t’i sigurohet QKUK-së një aparat për intervenim kirurgjikal të perdeve të syrit.
Më pas, bazuar në përshkrimin e aktakuzës, i akuzuari Fejza, pasi fiton këtë projekt nga ky donator dhe pas zhdoganimit të këtij aparati, të njëjtin nuk e dërgon në QKUK, por në shtëpinë e tij, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Sipas aktit akuzues, i pandehuri pastaj e dërgon tek ordinanca private e ish-të pandehurin tjetër, Agim Xhafa. Aparati për të cilin Fejza akuzohet, kap vlerën e 45.000 eurove./BetimipërDrejtësi/
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...