Një person është arrestuar në fshatin Viçisht të Bulqizës në Shqipëri, si dhe janë konfiskuar në shtëpinë e tij 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Kjo pasi specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Dibër, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “Mëngjesi”.
“Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E.T, u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike me peshë 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Nga Specialistët për Narkotikët është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Viçisht, Bulqizë. Lënda narkotike dhe çanta e shpinës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës