Dy persona nga Vushtrria kanë bërë të ditur se janë mashtruar nga tre persona për sigurimin e vizave dhe kontratave të punës në Gjermani, raporton Albinfo.ch.
Dy qytetarët ishin takuar me tre persona të tjerë dhe në bazë të marrëveshjes ata do të duhej të jepnin nga 2500 euro për vizë. Megjithatë, kur kanë shkuar në Ambasadën gjermane në Prishtinë kanë kuptuar se ishin mashtruar.
“Viktimat pagesën fillestare kanë bërë 400 euro dhe në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 euro dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës. Viktimat me datën 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka filluar të hetojë këtë rast, derisa nuk raportohet për të arrestuar deri më tani.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin