“Mirësevini në Alpe”, shkruan në pano, Gjashtëdhjetë kilometra larg nga Shkodra, kalimi nëpër qafën e Leçeve të Hotit, aty ku fillon hyrja zyrtare në Alpet Shqiptare, me thyerjet e tyre dredharake që premtojnë një shëtitje të gjatë, për shkak të qasjes së vështirë, nëpër disa peizazhe të papara e të jashtëzakonshme
Me një lartësi mesatare prej 1500 metrash dhe me majat më të larta që nuk tejekalojnë 2700 metra, Alpet nuk janë gjithaq të larta. Për t’a kuptuar më mirë se ku jemi disa saktësime janë të domosdoshme: Alpet shqiptare u përkasin Alpeve Dinarike, të cilat shtrihen në zgjatimin e masivit të madh të Alpeve. Por Alpet shqiptare bëjnë pjesë sidomos në një varg tjetër bjeshkor, i cili shpërfaq shuëm më mirë mundësinë e vendit, atë të Ballkanit, shkruan Gazeta Tema, transmeton lajmi.net.
I quajtur ndryshe Kelmendi, ky rajon i Ballkanit shtrihet në gjithë majat ë Shqipërisë së Veriut dhe kalon kufijtë për t’u shtrirë në një pjesë juglindore të Malit të Zi dhe një pjesë në Kosovën perendimorë.

Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq