Një shpërthim që ndodhi në ndërtesën e policisë në juglindje të qytetit Dijarbakir, ku mbetën të vrarë tre persona ishte rezultat i sulmit terrorist, thotë ministri i brendshëm.
Zyrtarë më parë kanë thënë që shpërthimi në qytetin kryesisht të banuar me kurdë, dukej të ishte shkaktuar gjatë riparimit të një automjeti të blinduar, transmeton portali arbresh.info.
Por Suleyman Soylu tha që shpërthimi ishte nisur nëpërmjet një tuneli të gërmuar nën kompleks.
Numri i viktimave u rrit në tre, thonë burimet nga spitali.
“Doli që shpërthimi ishte rezultat i një sulmi terrorist. Sulmi u krye përmes një tuneli të gërmuar nga jashtë. Ata gërmuan tunelin dhe vendosën eksplozivë në tokë”, ka thënë ministri për Haberturk.
Ai nuk ka thënë se kush dyshohet që është prapa shpërthimit, edhe pse militantët kurdë kanë kryer sulme të ngjashme./Arbresh.info
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel