Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka paralajmëruar se Maqedonia si shtet po vazhdon të mbytet në baltën dhe plehun politik që është duke e prodhuar gjatë viteve të ekzistencës së saj.
Ai ka bërë me dije se Maqedonia nuk e ka shfrytëzuar mundësinë që iu dha dhe tani është katandisur rrugës së dështimit të vet si shtet.
Për këtë situatë, ai në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” i ka bërë përgjegjës gjithë politikanët maqedonas dhe shqiptarë.
Mehmeti nuk beson se kriza politike do të përshkallëzohet në krizë ndëretnike. Ai ka vlerësuar se përshkallëzimi i gjendjes është në interes të pushtetarëve por, sipas tij, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar këtë lojë dhe nuk do të bëhen pjesë e saj.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave