Një kullë gjigande 350 metra e lartë do të ndërtohet në Bulevardin e Ri të Tiranës. Projekti është paraqitur sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese nga Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi. Propozimi për këtë ndërtim që do të quhet “Kulla Ikonike” është paraqitur në Bashkinë e Tiranës Kompania “Al Habtoor Investment LLC”, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me seli në Dubai.
“Kompania vjen me një investim i cili shkon në 250 milionë dollarë. Është një kullë ikonike e cila ngrihet në Tiranë në një lartësi rreth 350 metra dhe ka nje sipërfaqe që ndahet midis tre objekteve kryesore, rezidenca banimi, hotelerie dhe shërbimesh administrative. Ajo do të jetë e aftë të punësojë gjatë ndërtimit 6 mijë persona dhe pas ndërtimit 3 mijë persona”, thotë Milva Ekonomi.
Në kërkesën e interesit nga ana e kësaj kompanie është kërkuar transferimi pa kosto dhe në pronësi i një sipërfaqeje prej 25 mijë m2, në këmbim të një sipërfaqeje ambientesh në favor të Bashkisë Tiranë, përjashtimin nga taksat doganore, TVSHja, tatimi mbi fitimin apo çdo lloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...