Një pjesë e mirë e njerëzve i urrejnë lartësitë, por ka nga ata që i adhurojnë.
Njëzet e tre vjeçarja nga Tirana, Dorarta Koka e cila studion për Informatikë Ekonomike në Universitetin e Tiranës, ka një dashuri të madhe për natyrën shqiptare. Ajo përveçse adhuron lartësitë dhe kontaktin me të bukurën(krijimin), sjell një këndvështrim tjetër mbi raportin me natyrën shqiptare.
Sipas saj, njeriu është shumë i vogël përballë natyrës, por kjo e fundit e ndihmon për të ndryshuar botën e brendshme të secilit, duke bërë të mundur marrjen e vendimeve më të drejta. Nëse nuk e keni menduar ndonjëherë se të bësh ngjitje në mal ju ndihmon vetëm për të parë bukuritë e natyrës, e keni gabim pasi shëndeti mendor qëndron mbi të gjitha, sipas saj. Me një karakter të fortë, e vendosur për atë çka bën, Dorarta kërkon t’u dhurojë njerëzve një tjetër “botë”, ku bukuritë e vendit tonë janë të mahnitshme dhe emocioni real.
Gjatë ngjitjeve të saj në malet shqiptare, Dorarta realizon edhe video në të cilat asnjëherë nuk e shfaq fytyrën e saj pasi mesazhi për publikun është mjaft i qartë: të duam natyrën, për të ndryshuar botën e brendshme.
Gjithashtu, Dorarta ka shërbyer edhe si guidë turistik për shumë vizitorë të huaj, me qëllim promovimin e vendit tonë./Arbresh.info/
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...