Ish-kryetari i komunës së Lipjanit si dhe deputeti i PDK-së, Shukri Buja, do të nis përballjen e tij me drejtësinë këtë muaj.
“Arbresh.info” ka mësuar se deputeti Shukri Buja, bashkë me 8 zyrtarët tjerë të kësaj komune dhe një ndërtues do të dalin para Gjykatës Themelore në Prishtinë me 28 prill në ora 9:00, në seancën fillestare ndaj tyre.
Buja dhe 9 të akuzuarit e tjerë, do të ballafaqohen me akuzat për korrupsion nga prokurori special, Agron Bajrami.
Ish-kreu i komunës së Lipjanit, Shukri Buja akuzohet se gjatë kohës sa ishte në krye të kësaj pozite, në bashkëkryerje me të akuzuarit tjerë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, “Dhënia e Ryshfetit”, “Marrja e Ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” si dhe “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, për Bujën dhe nëntë të akuzuarit e tjerë, ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët.
Sipas aktakuzës, me këto veprime 10 të akuzuarit i kanë shkaktuar dëm komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, në atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehes së nikelit.
Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore