Manchester United u kthye te fitorja duke e mposhtur Sunderlandin si mysafir 3-0, por kjo fitore kishte edhe një domethënie të veçantë për klubin.
Bëhet fjalë për shiritin e kapitenit, të cilin dje e mbajti Marouane Fellaini.
Mesfushori u bë i pari mysliman që udhëheq në fushë “Djajtë e Kuq”.
Në mungesë të Michael Carrick dhe Wayne Rooneyt, trajneri Jose Mourinho ia besoi shiritin mesfushorit belg me origjinë marokene.
Fellaini i solli fat Unitedit
29-vjeçari iu bashkua me Unitedin nga Evertoni në verën e vitit 2013 për rreth 32 milionë euro.
Në anë tjetër futbollisti i parë mysliman që e ka veshur fanellën e United është Adnan Januzaj, shqiptari më nënshtetësi belge.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League