Pas humbjes me Napolin, mediat italiane kanë kritikuar Thomas Strakoshën për pasiguritë që shfaqi në këtë ndeshje.
Futbollisti shqiptar pritet të jetë titullar deri në fund të sezonit dhe duhet të tregojë se është një garanci për të ardhmen, në mënyrë që të fillojë si numri 1 edhe sezonin e ardhshëm. Por paraqitja e mbrëmshme në humbjen 3-0 ndaj Napolit është vlerësuar negativisht në mediat italiane.
Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi i ka dalë në mbrojtje portierit të talentuar shqiptar në konferencën për shtyp menjëherë pas ndeshjes.
“Mendoj se tani do të ishte shumë e thjeshtë për mua që t’i hidhja fajin apo të krijoja alibi me persona që nuk janë të pranishëm. Por unë jam i mendimit se Strakosha po bën gjëra të mëdha. Është normale që edhe ai të ketë procesin e tij të rritjes ashtu si të gjithë të rinjtë që kemi aktivizuar në këtë sezon.
Pastaj me shumë mundësi, te goli i dytë, vija e mbrojtjes me 5 duhej të kishte mbrojtur portierin tonë. Por jam i kënaqur si me portierin tonë, ashtu edhe më të gjithë djemtë e tjerë në skuadër”, u dha fund diskutimeve Inzagi duke shfajësuar paraqitjen e Strakoshës.
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...