Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka paralajmëruar se pas referendumit, Turqia do të merret me çështjen e anëtarësimit të saj në BE.
Gjatë mitingut në Izmir, Erdogan e ka përshkruar Europën si një ‘njeri të sëmurë’, transmeton portali arbresh.info.
“Europa do të paguajë për atë që ka bërë. Me vullnetin e Zotit, çështjen e anëtarësimit të Turqisë në BE do ta kemi në tryezë pas 16 prillit”, tha Erdogan.
Ai edhe një herë ka paralajmëruar se pas referendumit do të nënshkruajë ligjin për rivendosjen e dënimit me vdekje, nëse ky ligj miratohet nga parlamenti./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin