‘Timonieri’ kosovar Emin Ajvazi, mendon se Trepça ’89 dhe Feronikeli do ta ndjekin titullin e kampionit deri në fund të këtij kampionati.
Trajneri i njohur si ‘Fergusoni i Kosovës’ thotë për Arbresh.info se asgjë nuk ka përfunduar sa i përket çështjes titull.
Trepça ’89 i prinë rendjes me 59 pikë, Feronikeli ndodhet e dyta me 52 kurse Prishtina ka 51 pikë dhe zë vendin e tretë, kur kanë mbetur për tu zhvilluar edhe tetë xhiro.
“Nëse Trepça ’89 në dy xhirot e ardhshme e ruan distancën me Feronikelin, ka përparësi të madhe për titull. Mirëpo, nuk do të thotë se puna është kryer pasi që Feronikeli e ka një ekip shumë cilësor. Tashmë fillon edhe faza kur ekipet përballen me njëra tjetrën. Mendimi im është se Trepça ’89 dhe Feronikeli do ta ndjekin titullin deri në fund”, ka thënë ish-trajneri i shumë skuadra kosovare, Emin Ajvazi.
Ai tashmë është në pension. /Arbresh.info
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...