Ajo rikthehet pas shumë kohësh!
E mbani mend Dafina Rexhepin? Me siguri do t’iu kujtohet bashkëpunimi i saj i dikurshëm me Mc Kreshën me këngën hit “Delicious”. Por këngëtarja prej shumë kohësh ishte zhdukur nga qarkullimi dhe kishte nisur t’iu mungonte fansave. Askush nuk dinte më asgjë për Dafinën, nëse ajo do t’i rikthehej edhe njëherë muzikës apo e kishte braktisur përgjithmonë atë.
Sot Dj i njohur Aboom na rrëfen se do të jetë ai që do ta rikthejë këngëtaren. Aboom është i njohur për publikun sepse është edhe producenti i këngëve të Noizyt. Si duket puna e tij është pëlqyer shumë ndaj sot i kërkojnë hite edhe këngëtarë te tjerë siç është edhe Dafina Rexhepi e cila ia ka besuar rikthimin e saj këtij Dj.

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...